Rektori Nimani pret në takim zyrtarët e KQZ-së

Rektori Nimani pret në takim zyrtarët e KQZ-së

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, së bashku me Prof. Ass. Dr. Laura Naka, Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë pritën në takim Zyrtarin e Lartë Komunal të Zgjedhjeve, z. Armir Rexhaj dhe z. Ardian Malokun, trajner i KVV-ve.

Rektori Nimani i përgëzoi për punën e palodhshme përfaqësuesit e KQZ-së në Gjakovë dhe iu ofroi atyre gjithë mbështetjen e kërkuar për mbarëvajtjen sa më të mirë të proceseve zgjedhore.

Përfaqësuesit e KQZ-së në Gjakovë e falënderuan rektorin Nimani për pritjen dhe mbështetjen në ofrimin e kushteve infrastrukturore të mbajtjes së trajnimeve në hapësirat e UFAGJ-së.

Rektori Nimani kërkoi që gjatë trajnimeve në hapësirat e universitetit të respektohen masat e rekomanduara për parandalimin e pandemisë Covid-19.

UFAGJ mbetet institucioni që vihet në përkushtim të shërbimit të komunitetit në përgjithësi.

Fotot e lajmit

tp-bottom