Studentët e UFAGJ-së punësohen në arenën ndërkombëtare

Studentët e UFAGJ-së punësohen në arenën ndërkombëtare

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ) krijon kuadro të përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim, shëndetësi, administratë si dhe fushat e tjera përmes të cilave në Kosovë por edhe rajon rritet aftësia konkurruese, niveli i arsimit si dhe aspektet e tjera.

Shkalla e ndërkombëtarizimit të UFAGJ-së po rritet, pasi në disa vende institucioni ka formuar partneritete ndërkombëtare, si dhe i ka forcuar marrëdhëniet.

Kësisoj, falë marrëveshjeve, studentëve të diplomuar në UFAGJ iu është ofruar mundësia për të punuar dhe udhëtuar në arenën ndërkombëtare.

Përmes Zyrës për zhvillim të karrierës dhe Zyrës së Alumni-t, studentët kanë shprehur mirënjohjen e tyre për Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, prej të cilit janë orientuar në tregun e punës në vende të ndryshme në botë.

Deri më sot, dhjetëra studentë të UFAGJ-së, kanë përfituar mundësinë për të punuar jashtë vendit në profesione të ndryshme që ndërlidhen me studimet.

tp-bottom