Miratohet Raporti i Buxhetit për vitin 2020

Miratohet Raporti i Buxhetit për vitin 2020

Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në mbledhjen e mbajtur me datë 12.01.2021, unanimisht e votoi Raportin e Buxhetit për vitin 2020.

Në këtë mbledhje i pranishëm ishte edhe Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi. Së bashku me Rektorin, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, prezantuan para Këshillit Drejtues Raportin e Buxhetit për vitin 2020.

Performanca financiare e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë gjatë vitit 2020 ishte shumë e mirë. Shpenzimi i buxhetit në të gjitha kategoritë ekonomike është bërë në masën prej 92 %.

Përkundër vështirësive të krijuara për shkak të pandemisë COVID-19, shpenzimet në përgjithësi kanë shkuar sipas planifikimeve dhe janë bërë në bashkëpunim me zyrën e prokurimit.

Fotot e lajmit

tp-bottom