Profesorit Kastriot Sada i vazhdohet pozita e Koordinatorit Nacional  të Kosovës  në Asociacionin Evropian të Muzikës në Shkolla (EAS / European Association for Music in Schools), deri në vitin 2022

Profesorit Kastriot Sada i vazhdohet pozita e Koordinatorit Nacional të Kosovës në Asociacionin Evropian të Muzikës në Shkolla (EAS / European Association for Music in Schools), deri në vitin 2022

MSc. Kastriot Sada, pjesë e stafit akademik në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë këtë pozitë e mban që nga viti 2015, i cili u votua unanimisht nga të gjithë koordinatorët e shteteve pjesëmarrëse evropiane në Rostock të Gjermanisë.

Po ashtu, vlen të theksohet se në vitin 2010, MSc. Kastriot Sada është përzgjedhur nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Muzikës, të përfaqësoj Kosovën në forumin e studentëve.

Asociacioni Evropian për Muzikë në Shkolla është një rrjet i edukimit muzikor, në të cilin përfaqësohen 35 shtete evropiane. Ai bashkon të gjithë ata që merren me edukimin muzikor, për të shkëmbyer njohuri dhe përvojë në fusha profesionale dhe për të mbrojtur një edukim muzikor me cilësi të lartë, të arritshëm për të gjithë.

Qëllimi i këtij asociacioni është promovimi i edukimit muzikor brenda Evropës.

Konferenca e XXVIII-të e EAS-së, e cila do të organizohet nga Fakulteti i Edukimit dhe Universiteti i Muzikës në Freiburg, Gjermani, me temën “Music is what people do", mbahet më 24-27 Mars 2021. MSc. Kastriot Sada në cilësinë e Koordinatorit Nacional do të prezantoj edhe punimin me titull “Efektet e Do-së, së lëvizshme, në zhvillimin e aftësisë së këndimit, me përdorimin e shenjave fonomimike”.

Kontrata

tp-bottom