Panairi i 3-të i Universiteteve Franceze në Kosovë

Panairi i 3-të i Universiteteve Franceze në Kosovë

Hapësira  Campus France, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës, Universitetin e Prishtinës dhe Aleancën Franceze të Prishtinës ju ftojnë në Panairin e Tretë (3-të) të Universiteteve Franceze në Kosovë.

Panairi do të organizohet online, më datën 1 dhjetor nga ora 10:00 deri në orën 18:00.  Regjistrimi i studentëve bëhet përmes linkut në vijim : https://tourneebalkanskosovo.com/

Rreth pesëmbëdhjetë universitete nga e gjithë Franca do të jenë të pranishëm, në mënyrë që të prezantojnë programet e tyre gjatë webinarëve dhe të krijojnë kontakte me studentët gjatë takimeve.

Gjatë gjithë javës, përgjegjësja e Hapësirës Campus France do të prezantojë përmes konferencave mundësitë për studime në Francë: procesin e aplikimit, procedurat dhe programet e ndryshme.

Për regjistrimhttps://forms.gle/YNJhGHZ5idErej5s5

Bashkëlidhur me këtë mesazh do te gjeni edhe materialin për të komunikuar rreth kësaj ngjarje.

Për çdo informatë shtesë, mund të kontaktoni Hapësirën Campus France[email protected]

 

tp-bottom