Hapet konkursi për ndjekjen pa pagesë të programit “Zhvillimi dhe aftësimi i mësimdhënësve” në shkollat Maarif të Kosovës
International Maarif School of Kosova hap konkursin për ndjekjen pa pagesë të programit
“Zhvillimi dhe aftësimi i mësimdhënësve”.
Kriteret për aplikim:
- Të jenë në vitin e 4-t të studimeve ose të jenë të diplomuar;
- Të mos kenë kaluar më shumë se 3 vjet nga diplomimi;
- Të kenë përfunduar Fakultetin e Edukimit në drejtimet përkatëse;
- Diploma t’i ketë 240 kredi e mbi (për të diplomuarit);
- Mesatarja e notës të jetë mbi 8.5;
- Parapëlqehet njohja e gjuhës angleze.
Aplikimi do të bëhet përmes postës elektronike. Kandidatët, të cilët nuk i plotësojnë kriteret e caktuara nuk do të vlerësohen.
- Për pyetjet shtesë rreth aplikimit mund të shkruani në adresat elektronike të mëposhtme:
Për Prizren dhe Prishtinë; [email protected]
- Data e fundit për aplikim është më 20/11/2020
- Periudha e vlerësimit të kandidatëve do të jetë: 20/11/2020 - 27/11/2020
(Kandidatët, të cilët aplikojnë në Degën e Prishtinës do të vlerësohen në Shkollën e Prishtinës, ata të cilët aplikojnë në Degën e Prizrenit do të vlerësohen në Shkollën e Prizrenit).
- Periudha e zgjatjes së programit: 30/11/2020 – 30.04.2021
Për më shumë të dhëna klikoni në linkun më poshtë:
https://www.facebook.com/tmaarifKOSOVA/posts/3482769125139966