Njoftim për studentët (afati i dytë) rreth mësimit online
Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me numër 01/39 të datës 1.11.2020 , për masat e veçanta për mbrojtje nga pandemia – COVID 19, Universiteti i Gjakovës njofton studentët se është funksionalizuar moduli në SMU për klasën virtuale - mësimin online e cila mundësohet përmes platformës Google Meet.
Studentët për të vijuar mësimin online duhet të ndjekin disa hapa si më poshtë:
1. Duhet të kenë të regjistruar semestrin dimëror për vitin akademik 2020/2021
2. Duhet të zgjedhin/regjistrojnë lëndët në SMU për semestrin që vijojnë (Regjistrimi i lëndëve bëhet sipas manualit, shiko faqe 9) – SHKARKO “MANUALI I PËRDORIMIT TË SMU”
Vërejtje: Studentët duhet të zgjedhin/regjistrojnë Profesorin e lëndës sipas grupeve të ndara nga fakulteti
3. Duhet të hapin/aktivizojnë emailin zyrtar – SHKARKO “NJOFTIM PËR QASJE NË EMAIL-IN ZYRTAR”
Studentët e vitit të dytë, tretë dhe katërt i kanë email-at aktiv (nga semestri i kaluar që e kanë ndjekur mësimin online).
Studentët e vitit të parë (afati i dytë) i gjeni email-at në këtë listë.
4. Para qasjes në SMU për mësimin online studentët duhet të kujdesen që në pajisjet e tyre (laptop, PC, telefon mobil, tablet etj.) duhet GJITHSESI të kenë të hapur email-in zyrtar. Ndërsa email-at tjerë (privat etj.) duhet të jenë SIGN OUT.
Shënim: Nëse kyçeni përmes telefonit duhet të shkarkoni aplikacionin: Google Meet
5. Duhet të qasen në SMU e tyre dhe tek moduli Mësimi Online duhet të kërkojnë klasën virtuale në lëndën adekuate dhe përmes butonit LIDHU, lidhen në linkun që e ka krijuar mësimdhënësi – SHKARKO “MANUALI PËR STUDENTË - KLASA VIRTUALE”
Shënim: Butoni LIDHU bëhet aktiv në kohën e saktë kur është koha e fillimit të ligjëratës
6. Sipas manualit mund të shkarkojnë materialet mësimore të ngarkuara nga mësimdhënësit
Vërejtje: Përmes këtij moduli studentët do të evidentohen se kanë ndjekur ligjërata si dhe profesorët dhe asistentët e lëndëve do të evidentohen se i kanë mbajtur ligjëratat në oraret përkatëse të caktuar nga Universiteti.