Universiteti i Gjakovës merr përkrahje nga Universiteti Politeknik i Koszalinit në Poloni
Universiteti i Gjakovës si institucion autonom në zemër të shoqërisë së organizuar prodhon, ekzaminon, vlerëson dhe transmeton kulturën nëpërmjet hulumtimit dhe mësimdhënies. Për t’i përmbushur nevojat e botës rreth tij, hulumtimi dhe mësimdhënia janë moralisht dhe intelektualisht të pavaruara nga autoriteti politik dhe fuqia ekonomike. Universiteti i Gjakovës, duke refuzuar jotolerancën dhe duke qenë gjithmonë të hapur për dialog, është një vendtakim ideal për profesorët e aftë për ta shpërndarë dhe për ta zhvilluar dijen e tyre me hulumtim dhe inovacion te studentët e aftë dhe të etur për të pasuruar mendjet e tyre me këto njohuri.
Duke pasur këto veçori, të cilat njëkohësisht janë parime bazë të Magna Charta Universitarum, ka shprehur vullnet i cili është konfirmuar edhe nga Senati për nënshkrimin e kësaj deklarate dhe njëkohësisht anëtarësimin në asociacionin e universiteteve nënshkruese të quajtur Magna Charta Observatory.
Në këtë proces universiteti ynë u mbështet nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti POLIS si dhe një përkrahje e veçantë dhe mbështetje vjen edhe nga Universiteti Politeknik i Koszalinit në Poloni i cili është një ndër sponzorët e anëtarësimit në këtë asociacion ku me këtë rast Rektorja e këtij universiteti ju drejtohet studentëve dhe stafit me letrën që e gjeni më poshtë së bashku me deklaratën e Magna Charta Universitarum.
Nëqoftëse jeni kundër nënshkrimit të kësaj deklarate, atëherë shkruani dhe shprehni mendimin tuaj tek zyrtari për bashkëpunim ndërkombëtar Denis Spahija në emailin: [email protected]