Thirrje për aplikim për grante për organizatat studentore dhe grupet joformale

Thirrje për aplikim për grante për organizatat studentore dhe grupet joformale

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, u bënë thirrje organizatave studentore dhe grupeve joformale studentore në Kosovë që të aplikojnë për skemën e granteve, me projekt- propozime, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit akademik në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Skema e granteve do të përqendrohet në projektet, që kanë synim zhvillimin e aktiviteteve të caktuara që përfshijnë: Integritetin akademik në universitetet publike; Transparencën financiare; Aktivitetet me rëndësi për zhvillimin e jetës studentore;  aktivitetet kulturore, artistike, sociale dhe sportive që ndikojnë në transparencë, llogaridhënie dhe integritet; Aktivitetet për nxitjen e vetëdijes kritike studentore; Nismat për adresimin e problemeve të caktuara në kuadër të jetës universitare; Aktivitetet për adresimin e formave të ndryshme të diskriminimit dhe të ruajtjes së ambientit; Monitorimin e mbarëvajtjes së procesit studimor në distancë.

Përfitues të zbatimit të projektit duhet të jenë: studentët, stafi akademik, fakultetet, departamentet, qendrat apo institutet e universiteteve publike.

Për organizatat studentore Aplikimet/Dokumentet, të dërgohen në [email protected], më së largu deri më datë 31 gusht 2020, në orën 15:00, ndërsa për grupet joformale thirrja mbetet e hapur dhe aplikacionet do të pranohen në vazhdimësi.

Për më shumë detaje klikoni në linkun më poshtë:
http://orca-ks.org/sq/2020/07/30/thirrje-per-aplikim-per-grante-per-organizatat-studentore-dhe-grupet-joformale-2/

tp-bottom