Universiteti i Gjakovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OJQ “Shtëpia e Sigurt” – Gjakovë

Universiteti i Gjakovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OJQ “Shtëpia e Sigurt” – Gjakovë

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani nënshkroi memorandum bashkëpunimi me znj. Erblina Dinarama, Drejtoreshë ekzekutive e OJQ “Shtëpia e Sigurt”- Gjakovë.

Ky memorandum ka për qëllim zhvillimin e mëtejmë të studimeve dhe hulumtimeve në fushën e pedagogjisë, mirëqenies dhe kujdesit social në kuadër të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe më gjerë, avancimin e shërbimeve sociale dhe mirëqenien në përgjithësi të kategorive të ndjeshme të shoqërisë.

Palët nënshkruese të marrëveshjes  u shprehën të gatshëm të ofrojnë mbështetje për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.

Fotot e lajmit

tp-bottom