Masat mbrojtëse kundër Covid - 19
Ne përputhje me vendimet e Qeverise të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar te Shëndetësisë Publike te Kosovës, si dhe Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19, kërkojmë nga stafi akademik dhe administrativ zbatimin rigoroz te masave mbrojtëse:
1. Pastrimi i shpeshte i duarve me sapun dhe ujë për te paktën 20 sekonda. Përdorimi i dezinfektuesve me se paku 70% alkool nëse sapuni dhe ujët e rrjedhshëm nuk janë ne dispozicion;
2. Mbajtjen e distancës se punës 1.5-2m, ne mes te punonjësve;
3. Shmangien e prekjes te syve, hundës dhe gojës me duar te papastërta;
4. Mbulimin e gojës dhe hundës me faculete apo maske, kur kolliteni apo teshtini ose përdoren brendësin e bërrylit tuaj. Faculetat hodhën menjëherë ne shportën e mbeturinave dhe duart pastrohen me ujë dhe sapun për te paktën 20 sec.
5. Shmangien e përdorimit te telefonave, tavolinave, mjeteve apo pajisjeve te punonjësve tjerë;
6. Ajrosjen dhe ventilimin e shpeshte të hapësirave të punës;
7. Pastrimin dhe dezinfektimin e shpeshtë të objekteve dhe sipërfaqeve të prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe bravat e dyerve;
8. Hyrjen e studenteve dhe vizitoreve me maska mbrojtëse dhe mbajtjen e tyre ne ambiente te mbyllura;
9. Respektimin e distancës social nga studentet, stafi dhe vizitoret;
10. Vendosjen e postereve dhe udhëzuesve ne vende te dukshme për masat mbrojtëse nga Covid-19.
11. Personat te cilët kanë simptoma (p.sh: temperature, kole apo vështirësi ne frymëmarrje) duhet te njoftojnë punëdhënësin, te shmangen nga punëtoret tjerë dhe te qëndrojnë ne shtëpi. Punonjësit e sëmurë duhet ti ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet e MSH-së, IKSHPK dhe te mjekëve familjare.
Për orarin fleksibil dhe masat tjera do te njoftoheni me kohe nga Rektorati dhe menaxhmenti i administratës.
Bashkangjitur e gjeni linkun per Manualin per mbrojtje nga perhapja e virusit me Covid-19