Masat mbrojtëse kundër Covid - 19

Masat mbrojtëse kundër Covid - 19

Ne përputhje me  vendimet e Qeverise të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar te Shëndetësisë Publike te Kosovës, si dhe Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19, kërkojmë nga stafi akademik dhe administrativ zbatimin  rigoroz te masave mbrojtëse:

1.      Pastrimi i shpeshte i duarve me sapun dhe ujë për te paktën 20 sekonda. Përdorimi i dezinfektuesve me se paku 70% alkool nëse sapuni dhe ujët e rrjedhshëm nuk janë ne dispozicion;

2.      Mbajtjen e distancës se punës 1.5-2m, ne mes te punonjësve; 

3.      Shmangien e prekjes te syve, hundës dhe gojës me duar te papastërta;

4.      Mbulimin e gojës dhe hundës me faculete apo maske, kur kolliteni apo teshtini ose përdoren brendësin e bërrylit tuaj. Faculetat hodhën menjëherë ne shportën e mbeturinave dhe duart pastrohen me ujë dhe sapun për te paktën 20 sec.

5.      Shmangien e përdorimit te telefonave, tavolinave, mjeteve apo pajisjeve te punonjësve tjerë;

6.      Ajrosjen dhe ventilimin e shpeshte të hapësirave të punës;

7.      Pastrimin dhe dezinfektimin e shpeshtë të objekteve dhe sipërfaqeve të prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe bravat e dyerve;

8.      Hyrjen e studenteve dhe vizitoreve me maska mbrojtëse dhe mbajtjen e tyre ne ambiente te mbyllura;

9.      Respektimin e distancës social nga studentet, stafi dhe  vizitoret;

10.  Vendosjen e postereve dhe udhëzuesve ne vende te dukshme për masat mbrojtëse nga Covid-19.

11.  Personat te cilët kanë simptoma (p.sh: temperature, kole apo vështirësi ne frymëmarrje) duhet te njoftojnë punëdhënësin, te shmangen nga punëtoret tjerë dhe te qëndrojnë ne shtëpi. Punonjësit e sëmurë duhet ti ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet e  MSH-së, IKSHPK dhe te mjekëve familjare.

Për orarin fleksibil dhe masat tjera do te njoftoheni me kohe nga Rektorati dhe menaxhmenti i administratës.

Bashkangjitur e gjeni linkun per Manualin per mbrojtje nga perhapja e virusit me Covid-19

https://msh.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/06/Manual-p%C3%ABr-parandalimin-dhe-luftimin-e-COVID19.pdf 

tp-bottom