Ndërroj jetë  Prof. Dr. Ilirjana Raça - Bunjaku

Ndërroj jetë Prof. Dr. Ilirjana Raça - Bunjaku

Të nderuar Profesor dhe studentë të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Prof. Asoc. Dr. Ilirjana Raça-Bunjaku, profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Ky lajm i trishtë i tronditi  të gjithë koleget dhe studentet e këtij universiteti,  në veçanti  studentët dhe koleget e  Fakultetit të Mjekësisë ku e ndjera  ishte Udhëheqëse e Programit të  Infermierisë dhe për vite të tëra punoj me përkushtim në ngritjen dhe edukimin e studentëve të këtij fakulteti. Gjatë gjithë punës së saj, profesoresha Ilirjanë  njihej nga studentët dhe koleget  si një grua e vyeshme, korrekte, humane, e afërt  dhe  mbi të gjitha kolege e shkëlqyer.

Prof. Ilirjana do të mbahet  në mend gjatë nga të gjithë ne, për karizmen e  saj, për sensin e mirëfilltë të një intelektualeje dhe për kontributin e pamohueshëm në zhvillimin e  Universitetit tonë.

Me këtë rast shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta të gjithë familjarëve të Profesoreshës Ilirjana, kolegëve të punës në Klinikën e Pneumologjisë në QKUK, studentëve dhe stafit të Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë.

U preftë në paqe!

 

Artan Nimani

Rektori i UGJFA-së

28.05.2020

tp-bottom