Ndërroj jetë Prof. Dr. Ilirjana Raça - Bunjaku
Të nderuar Profesor dhe studentë të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”
Me pikëllim të thellë morëm lajmin se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Prof. Asoc. Dr. Ilirjana Raça-Bunjaku, profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
Ky lajm i trishtë i tronditi të gjithë koleget dhe studentet e këtij universiteti, në veçanti studentët dhe koleget e Fakultetit të Mjekësisë ku e ndjera ishte Udhëheqëse e Programit të Infermierisë dhe për vite të tëra punoj me përkushtim në ngritjen dhe edukimin e studentëve të këtij fakulteti. Gjatë gjithë punës së saj, profesoresha Ilirjanë njihej nga studentët dhe koleget si një grua e vyeshme, korrekte, humane, e afërt dhe mbi të gjitha kolege e shkëlqyer.
Prof. Ilirjana do të mbahet në mend gjatë nga të gjithë ne, për karizmen e saj, për sensin e mirëfilltë të një intelektualeje dhe për kontributin e pamohueshëm në zhvillimin e Universitetit tonë.
Me këtë rast shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta të gjithë familjarëve të Profesoreshës Ilirjana, kolegëve të punës në Klinikën e Pneumologjisë në QKUK, studentëve dhe stafit të Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë.
U preftë në paqe!
Artan Nimani
Rektori i UGJFA-së
28.05.2020