Rektori

Prof. Ass. Dr. Artan Nimani
mob

+383 (0) 38 200 20 815

FJALA HYRËSE E REKTORIT

Të nderuar studentë, mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë,

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” veprimtarinë e vet e zhvillon në përputhje me parimet e Bolonjës dhe dispozitat ligjore të Republikës së Kosovës, duke respektuar të gjitha standardet e kohës të cilat barten në mësimdhënie, kurrikulë, infrastrukturë dhe në sistemin elektronik, për të mundësuar një proces kualitativ arsimor dhe shkencor, duke nxjerr në pah qasjen bashkëkohore në organizimin e studimeve.

Misioni i Universitetit të Gjakovës është të kontribojë në shoqëri përmes zhvillimit të arsimit të lartë dhe mësimit gjatë gjithë jetës, kërkimeve shkencore dhe profesionale me standarde të përsosmërisë, etikës dhe moralit.

Duke qënë i vetëdijshëm që detyra kryesore e Universitetit të Gjakovës është mësimëdhënia në parimet e respektimit të kontrollit të cilësisë dhe standardeve të BE-së, gjithashtu detyrë e menjëhershme mbetet bartja e bazave të mësimdhënies në të gjitha institucionet bashkëpunuese, si në komunitet ashtu edhe me faktorët ekonomikë.

Angazhimi ynë i përditshem për rezultate më të mira, studim më efektiv dhe për cilësi të lartë bëhet për të kompletuar fizionominë e përgjithshme të Universitetit, duke krijuar kushte për intergrim në hapësirën evropiane, në një bazë të barabartë me universitetet e tjera në vend.

Uroj që kriteret tona të jenë të orientuara drejt dijes, suksesit, profesionalizmit, përgjegjësisë dhe kompetencës. Duke i përmbushur këto kritere ne i vlerësojmë vlerat humane, etike dhe respektojmë shumëllojshmërinë.

Si Rektor i Universitetit të Gjakovës ndiej peshën e përgjegjësisë që kam dhe me padurim pres të dëgjoj nga studentët dhe partnerët, tregimin e suksesit tonë në të ardhmen.