Këshilli për Shkencë

Në përputhje me nenin 49 të Statutit të Përkohshëm të Universitetit të Gjakovës, Planit Strategjik dhe Rregullores për Veprimtarinë Kërkimore–Shkencore Senati i Universiteti të Gjakovës ka themeluar Këshillin e për Shkencë.

Këshilli për Shkencë është përgjegjës për planifikimin e aktiviteteve shkencore vjetore, për analizimin e rezultateve të hulumtimit të gjithë stafit akademik dhe për përgatitjen e listës së hulumtuesve më të mirë për vlerësim dhe shpërblim. 

Puna kërkimore-shkencore të bëhet pjesë përbërëse e aktivitetit të përditshëm në universitet, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve kërkimore-shkencore, përditësimit të syllabuseve të lëndëve mësimore dhe avancimit të programeve studimore. Po ashtu puna kërkimore-shkencore është aktiviteti i përditshëm i të gjitha institucioneve akademike, për më tepër është e zakonshme që institucioni dhe personeli i tij vlerësohen për nga numri i publikimeve dhe citimeve të tyre. Ndërkaq, ndërlidhja e punës kërkimore-shkencore me programet mësimore, në veçanti ato të nivelit të doktoratës, është ajo që e dallon një institucion të mirëfilltë akademik nga një shkollë që ofron njohuri të avancuara nga një fushë e caktuar. 

Për këtë arsye, puna kërkimore-shkencore e fakulteteve do të jetë prioritet për zhvillimin e universitetit në të ardhmen, ku rëndësi e veçantë do t’i kushtohet rritjes së numrit të publikimeve në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare, aftësimit  të personelit për hartimin e projekt-propozimeve për punë kërkimore dhe për lidhjen e partneritetit me institucionet tjera, rritjes së bashkëpunimit institucional ndërkombëtar në fushën e kërkimeve. Personeli akademik ka qasje në një numër të revistave shkencore prestigjioze.

Në bazë të rregullores për veprimtarinë kërkimore-shkencore stafi  akademik i universitetit është i obliguar të bëjë kërkime shkencore dhe punë hulumtuese në përputhje me aftësitë e tyre profesionale dhe obligimet që dalin nga dokumentet strategjike të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”. Çdo anëtar i stafit akademik, do të vlerësohet  një herë në vit për kontributin e tij në veprimtarinë shkencore. Ky vlerësim  do  jetë bazë për avancimet akademike në Universitet. 

Universiteti përkushtohet për krijimin e kushte të përshtatshme për kërkime shkencore dhe veprimtari hulumtuese dhe për të ndihmuar stafin akademik që të arrijë rezultatet konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. 

Këshilli  për  Shkencë i Universitetit të Gjakovës  “Fehmi Agani” është  me  këtë përbërje:

1. Prof. Asoc. Dr. Llulzim Zeneli - kryetar;
2. Prof. Asoc. Dr. Ilmi Hoxha - anëtar;
3. Prof. Asoc. Dr. Ramush Bejiqi - anëtar;
4. Prof. Ass. Dr. Fitor Ollomani, anëtar dhe
5. Abedin Sadrija - anëtar.

Vendim për themelimin e Këshillit për Shkencë në UGJFA

tp-bottom