Studentët e Universitetit të Gjakovës morën pjesë në Kongresin Studentor Shqiptarë
Studentë nga Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani", sot, morën pjesë në Kongresin Studentor Shqiptarë në Tiranë.
Studentët tanë u ftuan në këtë Kongres nga Kryetari i Këshillit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Studentët kaluan çaste të këndshme dhe për ta ishte nder i veçantë t'i shihnin të gjithë studentët shqiptarë të bashkuar, nga krahina të ndryshme, por ajo që gjithmonë i bashkon ata është kombi, gjaku e gjuha.
Studentët tanë e përfaqësuan Universitetin e Gjakovës në mënyrën më të mirë të mundshme.