Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” themelon revistën shkencore ndërkombëtare
Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” themelohet revista shkencore ndërkombëtare JOURNAL OF SOCIAL EDUCATION AND INTERDICIPLINARY SCIENCE (JAIS).
Këshilli Drejtues mori vendim për themelimin e revistës shkencore JOURNAL OF SOCIAL EDUCATION AND INTERDICIPLINARY SCIENCE (JAIS) në kuadër të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.
Këshilli Drejtues vlerësoi se është e nevojshme themelimi i revistës, me qëllim të promovimit të punës kërkimore-shkencore dhe avancimin e kapaciteteve akademike në fushat e shkencave sociale, edukimit dhe shkencave ndërdisiplinore, në funksion të transformimit të Universitetit të Gjakovës në një universitet konkurrent me universitetet më të mira në rajon.
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” pretendon të jetë institucioni i preferuar i arsimit të lartë në Kosovë që ndërton mbi traditën pozitive arsimore, realizon standarde të studimeve e të hulumtimit në përputhje me trendët përkatëse në vend dhe rajon.
Ky projekt do të mbështetet nga ERASMUS +, në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.