KOSOVË, URIME 12 VJETORIN E PAVARËSISË

KOSOVË, URIME 12 VJETORIN E PAVARËSISË

Në emër të stafit akademik, administrativ dhe studentëve të Universitetit “Fehmi Agani” iu uroj 12 vjetorin e pavarësisë!

Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë kontribuar, sakrifikuar dhe ata që u flijuan për realizimin e këtij misioni, shpalljen e Pavarësisë për Kosovën.

Shteti ynë ka lindur për të qëndruar përgjithmonë gardian i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Vlerat e pavarësisë dhe ndërtimit e zhvillimit demokratik të vendit tonë, janë vlera të përbashkëta që i ndajmë me miqtë dhe aleatët tanë.

Të dashur qytetarë, urime 12 vjetori i Pavarësisë! Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës!

 

tp-bottom