MBAHET PUNËTORIA MBI CIKLIN E MENAXHIMIT TË PROJEKTEVE

MBAHET PUNËTORIA MBI CIKLIN E MENAXHIMIT TË PROJEKTEVE

Mbahet punëtoria mbi “Ciklin e Menaxhimit të Projekteve” në UGJFA, i mbështetur nga HERAS. Pjesëmarrës ishin anëtarë të stafit të UGJFA-së, të cilët kanë punuar dhe shprehur interesim për të qenë pjesëmarrës dhe të japin kontribut në projekte. Znj. Donjeta Ibra nga HERAS e menaxhoj punëtorinë, kurse trajnere ishte znj. Vjosa Beqaj Krasniqi.

Në ditët e sotme të zhvillimit të hapësirës së Edukimit të Lartë, stafi i Universitetit ballafaqohet me menaxhimin e projekteve komplekse, me buxhete të kufizuara dhe resurse të pakta. Për t’ju shmangur përsëritjes së punëve, vonesave apo pengesave, aftësimi në shkrimin e projekteve ka nevojë për mjete të avancuara dhe teknika për t’ju përshtatur ndryshimeve të shpeshta në këtë hapësirë.

Temat që u trajtuan në këtë punëtori ishin: shpjegimi dhe përkufizimi i projektit, çfarë nënkupton cikli i menaxhimit të projektit, pesë fazat e veprimit të ciklit jetësor të menaxhimit të projektit, analiza e problemeve, analiza e objektivave, qasja e kornizës logjike (LFA), plotësimi i matricës së kornizës logjike etj.

tp-bottom