Rektori Nimani dhe prorektorja Dibra u takuan me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe të Bankës Investive Evropiane

Rektori Nimani dhe prorektorja Dibra u takuan me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe të Bankës Investive Evropiane

Rektori i Universitetit të Gjakovës prof.ass.dr. Artan Nimani së bashku me Prorektoren prof.ass.dr. Vjollca Dibrën dhe Rina Rudi – Xhiha, Udhëheqëse e Divizionit për Buxhet dhe Financa në UGJFA, morën pjesë në punëtorinë për nevojat e Arsimit të Lartë të orgarnizuar nga Ministria e Financave me temë “Nevojat e infrastrukturës në Universitetet Publike në Kosovë: Plani i zhvillimit 2025 – 2030”.

Të gjitha universitetet publike paraqitën nevojat e tyre për investime kapitale në fushën e infrastrukturës në prani të zyrtarëve të Ministrisë së Financave dhe pjesëtarëve të Bankës Investive Evropiane dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

Pas punëtorisë, Rektori Nimani dhe prorektorja Dibra takuan në takim të vecantë përfaqësuesit e Bankës Investive Evropiane bashkë me Drejtorin e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Salvador Elmazin, dhe Lum Mitën, Udhëheqës i Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar.

Në takim u diskutua për nevojat që ka universiteti për financimin e ndërtimit të kampusit të ri. Përfaqësuesit e bankës dhe të ministrisë premtuan për një bashkëpunim të shpejtë dhe korrekt në plotësimin e kërkesave që u paraqitën nga menaxhmenti.  

Fotot e lajmit

tp-bottom