Mbahet përvjetori i lindjes së kolosit Fehmi Agani dhe ceremonia e diplomimit të gjeneratës së dytë të studentëve në Universitetin “Fehmi Agani”

Mbahet përvjetori i lindjes së kolosit Fehmi Agani dhe ceremonia e diplomimit të gjeneratës së dytë të studentëve në Universitetin “Fehmi Agani”

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, i udhëhequr nga Rektori Artan Nimani, ka organizuar ceremoninë e diplomimit të 258 studentëve të gjeneratës së dytë. Me këtë rast u shënua edhe përvjetori i lindjes së kolosit Fehmi Agani.

Studentët e diplomuar nën përcjellje të korit, të veshur me uniformë solemne, të prirë nga dekanët e tyre, parakaluan në sallë në prani të familjarëve, mysafirëve që ishin të shumtë si: personalitete nga shoqëria civile, udhëheqës të universiteteve publike, pjestarë të sigurisë, deputetë, zyrtarë të organeve komunale, mediat etj.

Rreth shënimit të përvjetorit të lindjes së akademikut Agani, punës, sukseseve, të arriturave dhe sfidave të Universitetit “Fehmi Agani”, ka folur Rektori Prof. Artan Nimani.

Rektori Nimani ka ngritur lart figurën e akademikut Fehmi Agani, e para të pranishmëve ai tha:

“Jam i privilegjuar të flas sot para jush në ceremoninë e diplomimit të studentëve tanë të organizuar në ditëlindjen e kolosit të shkencës, akademikut dhe veprimtarit kombëtar, profesorit Fehmi Aganit, emrin e të cilit me nder e mban Universiteti ynë. Do të donim që sot Profesor Agani të jetë në mesin tonë edhe fizikisht, të na përkrahte në këtë udhëtim akademik, por fatkeqësisht forcat ushtarake serbe e vranë duke menduar se do ta shuanin edhe gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të qëllimit të tij për pavarësinë e vendit. Megjithatë, akademik Fehmi Agani është në mendjet, zemrat dhe mbishkrimet tona.”

Rektori Nimani iu drejtua studentëve:

“Ndjej peshën e përgjegjësisë që në këtë ditë t’ju uroj fat e mbarësi në jetë të gjithë të diplomuarve tanë, me dëshirën qe të ecin rrugës së Profesor Aganit dhe të tjerëve që kontribuan që ne sot të arrijmë këtë ditë dhe te bëjmë faqebardhë familjen, shoqërinë dhe kombin tonë. Gjatë rrugëtimit tuaj akademik, jo rrallë jeni përballur me sfida, të arritura dhe dështime. Por mësimet më të mira i nxjerrim nga vështirësitë, meqë çdo përpjekje e parealizuar është një shtytje më shumë për të ndryshuar, për t’u bërë më të fortë dhe për të arritur majat e suksesit. Asgjë në jetë s’ka kuptim nëse nuk keni guxim për të rrezikuar në realizimin e ëndrrave tuaja! E kundërta është pranim i dështimit. Andaj, ju inkurajoj që asnjë pengesë e çdo përmase të mos ju ndalojë në rrugën e zgjedhur”.

Universiteti “Fehmi Agani” është në përpjekje të avansimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm. Për këtë Rektori Nimani u shpreh:

“Misioni i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” është të kontribuojë në shoqëri përmes zhvillimit të arsimit të lartë dhe mësimit gjatë gjithë jetës, kërkimeve shkencore dhe profesionale me standarde të përsosmërisë, etikës dhe moralit. Angazhimi ynë i përditshëm për rezultate më të mira.

Fotot e lajmit

tp-bottom