UGJFA u vizitua nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës

UGJFA u vizitua nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” u vizitua nga përfaqësuesitë e  Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës /Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar, respektivisht Z.Lum Mita – Udhëheqës i këtij divizioni, Znj.Bjondina Rexha dhe Znj.Dije Rizvanolli- Zyrtare të larta pranë këtij departamenti, të cilët u pritën nga Rektori Artan Nimani, Prorektorja Vjollca Dibra dhe Sekretarja Linda Dula Halilabazi.

Takimi kishte për temë diskutimi nevojat infrastrukturore në Universitetet Publike dhe mundësinë  e financimit nga Ministria e Financave së bashku me Bankën Europiane për Investime.

Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar pranë Ministrisë së Financave organizon një punëtori me dt.29 Janar 2020, në të cilën UGJFA-ja merr pjesë duke prezentuar idetë dhe projektet e saj.

Kjo punëtori ka të bëjë me identifikimin e nevojave infrastrukturore dhe pastaj të rezultojë me studim të fizibilitetit nga ana e BEI për investime madhore.

Fotot e lajmit

tp-bottom