Rektori Nimani merr pjesë në punëtorinë e HERAS në Vienë të Austrisë
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani më 30 dhe 31 tetor merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga HERAS, në Vienë të Austrisë. Tema e takimit është diskutimi mbi përfitimet dhe përvojat e këtij programi.
Poashtu pjesëmarrësit do të diskutojnë për strategjinë e qëndrueshmërisë apo përdorimit të instrumenteve të zhvilluara si dhe zbatimin e tyre.
Rektori Nimani falënderoi për mbështetjen që iu është dhënë UGJFA-së por shprehu edhe nevojat që institucioni që drejton ai, ka me rastin e implementimit të HERAS Plus.
Ai atje merr pjesë së bashku me rektorët tjerë të universiteteve publike, përfaqësuesit e MASHT, Drejtorin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës z.Avni Gashin, kryetarin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë z. Gazmend Luboteni si dhe përfaqësuesit e WUS Austria por edhe ekspertë austriakë.