UFAGJ organizon sesion informues mbi mundësitë që ofron programi ERASMUS+

UFAGJ organizon sesion informues mbi mundësitë që ofron programi ERASMUS+

Gjakovë, 25 nëntor 2026 – Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), në bashkëpunim me Zyrën Erasmus+ në Kosovë, organizoi një sesion informues me qëllim të prezantimit të mundësive që ofron programi Erasmus+ për studentët, stafin akademik dhe atë administrativ të universitetit.

Para mbajtjes së sesionit informues, Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Assoc. Dr. Drilon Bunjaku, së bashku me Pro Rektoren për Marrëdhënie Ndërkombëtare Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari pritën  në takim përfaqësuesen e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, Znj. Mimika Dobroshi dhe Znj. Blerina Zjaca. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet UFAGJ-së dhe Zyrës Erasmus+ në Kosovë, me fokus në promovimin e programit Erasmus+, rritjen e pjesëmarrjes së studentëve dhe stafit në mobilit etet ndërkombëtare, si dhe mbështetjen e iniciativave dhe projekteve të përbashkëta në kuadër të këtij programi. Të dyja palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në funksion të avancimit të ndërkombëtarizimit dhe forcimit të kapaciteteve të Universitetit.

Në vazhdim  sesioni  informues u udhëhoq nga përfaqësueset e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, te cilat prezantuan programin Erasmus+, prioritetet kryesore, mundësitë e financimit, procedurat e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes, duke theksuar rëndësinë dhe përfitimet që sjell pjesëmarrja në këtë program për institucionet e arsimit të lartë dhe komunitetin akademik.

Gjatë prezantimit, vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për mobiliet ndërkombëtar të studentëve, përmes shkëmbimeve akademike dhe praktikave profesionale jashtë vendit, si dhe mundësive për mobiliet të stafit akademik dhe administrativ, për qëllime të mësimdhënies dhe trajnimit në universitetet partnere evropiane.

Pjesëmarrësit u informuan për kushtet dhe procedurat e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe kriteret që duhet të plotësohen gjatë procesit të përzgjedhjes. Në këtë kuadër, u prezantuan edhe mundësitë e ndryshme të programit Erasmus+, përfshirë Mobilitetin Ndërkombëtar  (KA171), Partneritetet për Bashkëpunim, dhe projektet për Ngritjen e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (CBHE). Këto programe paraqesin mundësi të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit ndëruniversitar, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe forcimin e kapaciteteve akademike dhe institucionale.

Organizimi i këtij sesioni përbën një hap të rëndësishëm drejt informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit universitar për mundësitë që ofron programi Erasmus+, duke nxitur njëkohësisht interesimin dhe përfshirjen më aktive të studentëve dhe stafit në këto iniciativa evropiane. Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shpreh mirënjohjen për Znj. Mimika Dobroshi dhe Znj. Blerina Zjaca nga  Zyra Erasmus+ në Kosovë për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë përmes këtij sesioni informues.

Fotot e lajmit