Ftesë për pjesëmarrje në trajnimin për "Sigurinë Kibernetike dhe Privatësinë Online"

Ftesë për pjesëmarrje në trajnimin për "Sigurinë Kibernetike dhe Privatësinë Online"

Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike, ju ftojmë të merrni pjesë në trajnimin “Siguria Kibernetike dhe Privatësia Online”, organizuar nga  Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie e UFAGJ në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”, i dedikuar për stafin akademik dhe administrativ të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Trajnimi synon të ofrojë njohuri dhe këshilla praktike për mbrojtjen e llogarive, pajisjeve, të dhënave personale dhe informacionit institucional gjatë punës së përditshme.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të:

  • identifikojnë e-mailet mashtruese (phishing) dhe format e tjera të mashtrimit online;

  • krijojnë dhe menaxhojnë fjalëkalime të sigurta dhe të përdorin autentikimin shumëfaktor (MFA);

  • mbrojnë pajisjet dhe rrjetet Wi-Fi;

  • ruajnë dhe shpërndajnë informacionin në mënyrë të sigurt;

  • reagojnë drejt në rast të dyshimit për një incident kibernetik.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbrojtjes së të dhënave të studentëve dhe informacionit institucional, si dhe rreziqeve që lidhen me përdorimin e shërbimeve cloud, platformave online dhe mjeteve të Inteligjencës Artificiale.

Data: 2 tetor 2026, e premte
Ora: 10:00–12:00
Lokacioni: Salla 0, Objekti i Katër Fakulteteve, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë

Dy orë trajnim për njohuri praktike që mund të ndihmojnë në parandalimin e gabimeve, humbjes së të dhënave dhe incidenteve të sigurisë.

Ju mirëpresim!

Klikoni në këte link për regjistrim Link

Fotot e lajmit