Përfaqësuesja e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë mori pjesë në sesionin informues të AKA-së për procesin e akreditimit 2027/2028

Përfaqësuesja e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë mori pjesë në sesionin informues të AKA-së për procesin e akreditimit 2027/2028

Më 25 Qershor 2026, përfaqësues nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë mori pjesë në takimin informues të organizuar nga Divizioni për Vlerësim dhe Akreditim i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në kuadër të përgatitjeve për procesin e akreditimit dhe riakreditimit për periudhën 2027/2028.

Takimi u udhëhoq nga, Drejtor i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, i cili prezantoi procedurat dhe kërkesat për aplikim në procesin e akreditimit institucional dhe të programeve të studimit.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u informuan në detaje për procedurat e aplikimit përmes platformës elektronike e-Akreditimi, dokumentacionin e nevojshëm, si dhe hapat që duhet të ndiqen gjatë procesit të aplikimit dhe riakreditimit. Po ashtu, u diskutuan aspektet teknike dhe procedurale të përdorimit të platformës, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin sqarime lidhur me procesin e akreditimit.

Në përputhje me afatet e përcaktuara, institucionet e arsimit të lartë u njoftuan se platforma elektronike e-Akreditimi do të jetë e hapur për pranimin e aplikimeve nga data 1 korrik deri më 31 korrik 2026.

Pjesëmarrja e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë të Universitetit të Gjakovës në këtë takim përbën një hap të rëndësishëm në përgatitjet institucionale për procesin e akreditimit, duke reflektuar angazhimin e universitetit për sigurimin dhe avancimin e vazhdueshëm të cilësisë.

tp-bottom