Përfundon me sukses trajnimi 5-ditor "Ndërmarrësia" në kuadër të StartLab360
Javën që shkoi u përmbyll me sukses trajnimi 5-ditor “Ndërmarrësia” me të rinjtë e Gjakovës. Pjesëmarrësit zhvilluan aftësi në biznes, punë në grup dhe mendim kritik, duke eksploruar ide inovative.
Ky ishte hapi i dytë i projektit StartLab360, pas Orientimit në Karrierë, ndërsa më tej vijojnë Laboratori i Inovacionit dhe Forumi Kombëtar i Rinisë.
StartLab360 synon të pajisë të rinjtë 16–25 vjeç me aftësi të shekullit XXI dhe zbatohet në kuadër të BOOST Balkans, financuar nga AFD dhe koordinuar nga ALDA Balkans.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin!