Hapet thirrja e tretë për grantet e mobilitetit që synojnë lëvizshmëri në universitetet italiane të konsorciumit COMMO VIII - ERASMUS + KA171
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë si pjesë e konsorciumit COMMO, i koordinuar nga UNIMED – Unioni i Universiteteve Mesdhetare, programi Erasmus+ ofron mundësinë për të kryer shkëmbime mobiliteti (lëvizshmëri) me universitetet anëtare italiane që kanë shprehur interesimin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet për edicionin e tetë të këtij projekti.
Në kuadër të kësaj thirrjeje ftohen studentët dhe stafi akademik/administrativ i UFAGJ të aplikojnë në Universitetet italiane si më poshtë:
- UNIVERSITETI BARI – 2 Mobilitet për Student SMM
- UNIVERSITETI BARI - 2 Mobilitet për Studime dhe Trajnime , STA / STT
Formularet për aplikim: staf STT, mësimdhënës STA, student SMS.
Kontaktet tek të cilat kandidatët do të duhet të dërgojnë aplikimet e tyre në: [email protected] dhe [email protected] me UNIMED në cc: [email protected]
Afati i fundit për aplikim është 20 Shkurt 2026.
Afati i fundit për dërgim të emrave të nominuar është 1 Mars 2026.
FINANCIMI
- Lëvizshmëria për stafin (mësimdhënie ose trajnim) mund të realizohet sapo të merret konfirmimi i përzgjedhjes dhe të jetë përcaktuar periudha e lëvizshmërisë me universitetin pritës.
- Sa i përket lëvizshmërisë hyrëse (nga vendet partnere në Itali), shuma e bursës së parashikuar si mbështetje individuale është 190 euro në ditë. Kohëzgjatja e lëvizshmërisë është 5 ditë plus 2 ditë udhëtimi (vajtje-ardhje).
- Sa i përket lëvizshmërisë dalëse (nga Italia në vendet partnere), shuma e bursës së parashikuar si mbështetje individuale është 190 euro në ditë. Kohëzgjatja e lëvizshmërisë është 5 ditë plus 2 ditë udhëtimi (vajtje-ardhje).
- Përveç mbështetjes individuale, projekti mbulon shpenzimet e udhëtimit të llogaritura mbi bazën e distancës midis vendit të nisjes ku ndodhet universiteti i origjinës dhe vendit të destinacionit ku është vendosur universiteti pritës, në përputhje me kalkulatorin e distancës të programit Erasmus+.
KUSHTET DHE PROCEDURAT
Anëtarët e stafit të cilët janë kandidat, në momentin e aplikimit, duhet të jenë të punësuar në universitetet.
Aplikantët do të përzgjidhen nga universiteti i origjinës. Pas përzgjedhjes, aplikantët do të kontaktohen nga UNIMED, universiteti dërgues dhe universiteti pritës për informacione të mëtejshme.
Mobilitetet për studime për student mund të zhvillohen duke filluar nga shtatori 2025. Prandaj, ju rekomandojmë që të filloni menjëherë, pasi të keni marrë konfirmimin e përzgjedhjes, procedurat e kërkesës për vizë dhe dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që të jeni në gjendje të planifikoni mobilitetin në kohë.
Sa i përket mobilitetit hyrës (nga vendet partnere në Itali), shuma e bursës së ofruar si
mbështetje individuale është 850 euro në muaj. Periudha e mobilitetit e parashikuar nga projekti është midis 2 muajve minimale dhe 5 muajve maksimalisht.
DOKUMENTACIONI
Dokumentet për dorëzimin e aplikimit do të dërgohen në adresën referuese të treguar për mobilitetin për të cilin dëshironi të aplikoni në një skedar të vetëm PDF dhe në rendin vijues:
● Kopje e pasaportës (ose kopje e kartës së identitetit, e vlefshme për jashtë shtetit dhe me një afat prej të paktën 3 muajsh nga data e kthimit nga vendi);
● Certifikatë ose vetë-çertifikim që vërteton njohuritë e anglishtes dhe/ose italishtes në varësi të gjuhës së vendit të destinacionit (niveli minimal B2);
● Curriculum Vitae (maksimumi 4 faqe);
● Formular aplikimi për secilin lloj mobiliteti (Stafi - STT; Mësuesit - STA dhe Studentët - SMS)
● Mesatarja e provimeve dhe krediteve të fituara (vetëm për studentët);
● Certifikatë regjistrimi në universitet (vetëm për studentët).
● Formular Pëlqimi për Privatësinë.
Aplikimet e paplotësuara nuk do të merren parasysh.
Për më shumë info rreth thirrjes së UNIMED shikoni në këtë link.
Për më shumë për projektin COMMO, shih në këtë link.
Për më shumë detaje, shikoni thirrjen e disponueshme këtu.