Hapet thirrja për AI4Youth Regional Hackathons për të rinjtë 15–29 vjeç
The Foundation House (ish Ipko Foundation) ka hapur thirrjen për AI4Youth Regional Hackathons, një program praktik që synon përfshirjen e të rinjve të moshës 15–29 vjeç në zhvillimin e aftësive në Inteligjencë Artificiale (AI), inovacion digjital dhe zgjidhje për energjinë e gjelbër. Thirrja është e hapur për të rinjtë nga Gjilani, Lipjani, Prizreni, Gjakova dhe Prishtina.
Përmes hackathoneve rajonale, pjesëmarrësit do të:
-
fitojnë përvojë praktike në përdorimin e AI-së
-
punojnë në ekipe për të zhvilluar zgjidhje konkrete në fusha si green energy, civic tech dhe inovacion digjital
-
përfitojnë mentorim nga ekspertë të fushës
-
zhvillojnë prototipe funksionale
Pas përfundimit të hackathoneve, ekipet e përzgjedhura do të vazhdojnë në një fazë mentorimi dhe inkubimi pas-hackathon, me fokus në avancimin e ideve dhe aftësive teknike.
I inkurajojmë të gjithë studentët të aplikojnë, veçanërisht ata që kanë interes në teknologji, inovacion dhe zgjidhje praktike.