Njoftim për studentët – Pyetësorët për vlerësimin e ligjëratave dhe ushtrimeve
Me përfundimin e semestrit dimëror të vitit akademik 2025/2026, Zyra për Sigurimin e Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë njofton studentët se në platformën SMU/SEVC (Sistemi Elektronik për Vlerësimin e Cilësisë) janë vendosur pyetësorët për vlerësimin e ligjëratave dhe ushtrimeve nga studentët për këtë semestër.
Ky aktivitet është realizuar në përputhje me Planin e aktiviteteve për Sigurimin e Cilësisë, i cili është miratuar nga Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë.
Pyetësorët do të jenë aktivë deri në përfundim të muajit, respektivisht deri më 31.01.2026.
Njëherësh, Zyra për Sigurimin e Cilësisë ju rikujton se plotësimi i pyetësorëve është plotësisht anonim, andaj ju lusim që përgjigjet tuaja të jenë sa më reale dhe objektive.
Plotësimi i këtyre pyetësorëve është tejet i rëndësishëm për procesin e brendshëm të sigurimit të cilësisë dhe kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së procesit mësimor në universitetin tonë.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj në përmirësimin e cilësisë në Universitetin tonë.