U mbajt takimi i Grupit Punues për rishikimin e Rregullores për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësimit në UFAGJ

U mbajt takimi i Grupit Punues për rishikimin e Rregullores për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësimit në UFAGJ

Me 26 Shtator, 2025 u zhvillua takimi i rradhës i grupit punues për rishikimin e Rregullores për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësimit në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës. Në takim morën pjesë:

Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari - Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë

Prof. Dr. Ilmi Hoxha – Dekan Fakultetit të Edukimit

Ass. Mirlinda Jasiqi – Kryesuese e Komisionit për Sigurim të Cilësisë në Fakultetetin e Shkencave Sociale 

Ass. Blertë Hyseni – Kryesuese e Komisionit për Sigurim të Cilësisë në Fakultetin e Mjeksisë

Qëndresa Bardhoshi- u.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurim të Cilësisë

Abedina Sadrija – Udhëheqës i Zyrës për Çeshtje Akademike

Erlinda Meqa – Zyrtare Ligjore

Albion Rexhaj – Student

Diskutimi u përqendrua kryesisht në nenet që kanë të bëjnë me kriteret e vlerësimit të stafit akademit, procedurat e akreditimit, procedurat e ankimimit, si dhe përputhshmërinë e kësaj rregulloreje me aktet e brendshme të UFAGJ dhe me rregulloret e instancave më të larta.

Qëllimi i grupit punues është të sigurojë që rregullorja e përditësuar të reflektojë standardet më të mira të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, duke forcuar bazën ligjore dhe praktikat akademike në UFAGJ.

tp-bottom