Takim koordinues me dekanët e njësive akademike të UFAGJ-së për procesin e akreditimit 2025

Takim koordinues me dekanët e njësive akademike të UFAGJ-së për procesin e akreditimit 2025

Më 29 maj 2025, në Sallën e Madhe të Rektoratit, u mbajt një takim pune me ftesë të Prorektores për Zhvillim Akademik, Ngritje të Cilësisë dhe Kërkime Shkencore, ku morën pjesë Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Dekani i Fakultetit të Edukimit, Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale si dhe përfaqësues të Zyrës për Sigurimin e Cilësisë.

Qëllimi i takimit ishte koordinimi rreth procedurave të akreditimit për vitin 2025, si dhe njoftimi me planet e secilës njësi për aplikim në programe të reja studimi. Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte mundësia e bashkëpunimit ndërmjet njësive akademike për ofrim të programeve të reja.

Gjatë takimit, secili nga dekanët prezantoi punën dhe angazhimet e deritanishme në kuadër të përgatitjeve për akreditim dhe orientimet strategjike për zhvillimin e mëtejmë akademik të fakulteteve përkatëse.

U theksua rëndësia e bashkërendimit institucional dhe vazhdimit të këtij procesi edhe në ditët në vijim, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

tp-bottom