U mbajt dita informuese nga ERASMUS+
Universiteti i Gjakovës “Fehmi
Agani”, në bashkëpunim me Zyrën ERASMUS+, më datë 19.12.2018 mbajti sesionin informues për mundësitë që
ofron Programi ERASMUS+”, për studentë dhe mësimdhënës.
Prezent ishin Rektori i UGJFA-së, Prof. Dr. Shaban Buza i cili edhe bëri hapjen, Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi - Prorektore për Mësimdhënie, Çështje për studentë dhe Kërkime shkencore, Prof Dr. Ass. Dr. Dardan Koçinaj i cili foli për përvojat e tij me ERASMUS+ në kuadër të projekteve EUFORIA dhe SOCRE, si dhe student dhe mësimdhënës.
Znj. Blerinë Zjaça përfaqësuese e Zyrës ERASMUS+ në Kosovë prezentoj mundësitë si:
- Ngritja e kapaciteteve në sistemin e arsimit të lartë (Projektet CBH);
- Mobiliteti ndërkombëtar i Kredive (International Credit Mobility);
- Mobiliteti i Gradave (Degree Mobility-Erasmus Mundus Joint Master Degrees);
- Mundësitë që ofrohen në Jean Monnet