.png)
Universiteti "Fehmi Agani" shpall thirrjen për aplikime për mobilitet studentor në Universitetin Saxon - Holandë
Universiteti "Fehmi Agani" ka kënaqësinë të shpallë thirrjen për aplikime për mobilitet studentor në Universitetin Saxon.Universiteti Saxon është një institucion i arsimit të lartë në Holandë i cili ofron mbi 100 programe studimi në fusha të ndryshme, duke përfshirë arkeologjinë, financat, drejtësinë, inxhinierinë, biznesin, teknologjinë e informacionit, shëndetësinë dhe median digjitale. Me një komunitet që tejkalon 27,000 studentë, Universiteti Saxon është një nga institucionet më të mëdha të arsimit të lartë në Holandë
Në kuadër të bashkëpunimit me UFAGJ, Universiteti Saxion mund të pranojë 2 studentë për programin "Legal Skills for European Challenges" në kampusin Deventer, duke filluar në shtator 2025. Linku për programin: Legal Skills for European Challenges është i hapur për studnetët në menaxhim shëndetësor dhe shkenca sociale.
- Afatet e nominimeve - Semestri i vjeshtës: 15 prill 2025
Nominimet duhet të bëhen nga koordinatori i universitetit dhe të dërgohen në [email protected] me referencë KA171 2023 WB. - Për kopje, dërgoni gjithashtu email te: Gerry Stegeman [email protected]
- Semestri i vjeshtës: 1 shtator 2025 – 1 shkurt 2026,
- ECTS në Universitetin Saxon - Studentët e shkëmbimit pritet të marrin 30 ECTS për semestër, ku 1 ECTS përfaqëson 28 orë punë akademike (përfshirë leksionet dhe detyrat e shtëpisë).
- Studentët duhet të kenë të paktën 2 vite të përfunduara të arsimit të lartë në të njëjtën ose një fushë të ngjashme studimi.
- Niveli minimal i gjuhës angleze: B2 / IEL
Për më shumë informacione ju lutemi të vizitoni https://www.saxion.edu/