Hiqet kufizimi i afatit të paraqitjes së temës së diplomës

Hiqet kufizimi i afatit të paraqitjes së temës së diplomës

Senati i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në mbledhjen e mbajtur më 27.01.2025 ka vendosur që të hiqet afati i paraqitjes së temave të diplomës. Kjo kërkesë erdhi nga menaxhmenti me qëllim të largimit të kufizimeve të studentëve për të paraqitur temat e diplomave vetem pas afateve të provimeve me qëllim të ofrimit të kushteve sa më të lehta për studime dhe përfundim të tyre.

Largimi i barrierave, pengesave administrative dhe teknike për studentët është ndër vlerat më të larta që një Institucion i Arsimit të Lartë mund të ofroj për ta.

Studentëve ju mbetet që të punojnë fortë, duke e përmirësuar vetën në akademi, që të ndryshojnë Kosovën.

Suksese!

tp-bottom