Vizita e Rektorit Prof.Dr. Shaban Buza dhe përfaqësuesve të stafit akademik dhe të studentëve të UGjFA-së në Universitetin e Torinos, Itali

Vizita e Rektorit Prof.Dr. Shaban Buza dhe përfaqësuesve të stafit akademik dhe të studentëve të UGjFA-së në Universitetin e Torinos, Itali

Rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Dr. Shaban Buza së bashku me përfaqësuesit e stafit akademik (Prof.ass. Dr. Dardan Koçinaj, Fakulteti i Mjeksisë; Prof.ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, Fakulteti i Edukimit; Afërdita Kasolli ligjëruese, Fakulteti Filologjik) dhe përfaqësuesit e studentëve (Edonesa Jasiqi, Fakulteti i Mjeksisë; Miranda Lushaj, Fakulteti i Edukimit; Dukagjin Gecaj Fakulteti Filologjik) të Mërkurën me dt. 13.07.2016 u takuan me  Prof. Dr. Gianmaria Ajani - Rektor i Universitetit të Torinos në Itali shoqëruar nga z, Johan Furiat nga drejtorati për hulumtime dhe marrëdhënie me jashtë.

Qëllimi i këtij takimi është bashkëpunimi i mëtejshëm në mes të dy Universiteteve si vazhdimësi e marrëveshjes së nënshkruar në fund të vitit 2015. U shpreh gatishmëria e Rektorëve që marrëveshja të zbatohet dhe të fillojë shkëmbimi i studentëve dhe profesorëve, përmes vizitave studimore në modulet dhe lëndët që janë me interes.

Pas takimit, sipas agjendës së paracaktuar, u vizitua kompleksi i Rektoratit të Universitetit të Torinos. Takimet me zyrtarë të programeve të ndryshme vazhdojnë ditët në vijim.

tp-bottom