Zgjatet afati për aplikime të studentëve që synojnë lëvizshmërinë në universitetet italiane të konsorciumit COMMO VIII - ERASMUS + KA171

Zgjatet afati për aplikime të studentëve që synojnë lëvizshmërinë në universitetet italiane të konsorciumit COMMO VIII - ERASMUS + KA171

Ju njoftojmë që tashmë është zgjatur afati i aplikimeve për student për grantet e mobilitetit që synojnë universitetet italiane dhe ato të vendeve partnere Programi Evropian COMMO VIII European programme - ERASMUS + KA171 (Project n. 2023-1-IT02-KA171-HED-000147897).

Për vitin akademik 2024/2025, Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë si pjesë e konsorciumit COMMO, i koordinuar nga UNIMED – Unioni i Universiteteve Mesdhetare, programi Erasmus+ ofron mundësinë për të kryer shkëmbime mobiliteti (lëvizshmëri) me universitetet anëtare italiane që kanë shprehur interesimin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet për edicionin e tetë të këtij projekti.

Zgjatet afati për aplikime të studentëve që synojnë lëvizshmërinë si më poshtë:

Universiteti i Barit:

  • 1 lëvizshmëri për studime (SMS);

Universiteti i Padovas

  • 1 lëvizshmëri për studime (SMS);

 

FINANCIMI

Lëvizshmëritë për studime do të kryhen në semestrin e parë ose të dytë të vitit akademik 2024/2025 sipas kalendarit akademik të universitetit pritës dhe universitetit vendas.

Përsa i përket mobilitetit në hyrje (nga vendet partnere në Itali), shuma e bursës së ofruar si mbështetje individuale është 850 euro në muaj. Periudha e mobilitetit e parashikuar nga projekti është minimalisht 2 muaj dhe maksimalisht 5 muaj.

Përveç mbështetjes individuale, projekti mbulon shpenzimet e udhëtimit të llogaritura në bazë të distancës midis vendit të nisjes ku ndodhet universiteti i origjinës dhe vendit të destinacionit ku është themeluar universiteti pritës, në përputhje me kalkulatorin e distancës të dhënë nga Erogrami Erasmus+. 

Dokumentet e plotësuara dërgohen në emailet:

[email protected]

[email protected]

Cc: [email protected]

 KRITERET E PËRZGJEDHJES

Përzgjedhja në lidhje me lëvizshmërinë për qëllime studimi (SMS) do të respektojë kriteret e mëposhtme:

·         Mesatarja e notave (30 pikë dhe minimum 60 ECTS kredi);

·         Numri i krediteve të marra në raport me vitin aktual (30 pikë);

·         Njohuri të gjuhës angleze (40 pikë);

Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të kontaktohet për të përcaktuar dokumentacionin e nevojshëm për tu zhvilluar në kuadër të programit dhe do të marrë informacionin e nevojshëm mbi lëvizshmërinë.

 Për më shumë për projektin COMMO, shif linkun.  

Afati i fundit për aplikim deri më 29 mars 2024.

tp-bottom