Rektori Bunjaku priti në takim Menaxhmentin e Fakultetit të Edukimit nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
Javën e kaluar rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku së bashku me prorektoren për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi dhe dekanin e Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Ilmi Hoxha, kanë pritur në takim dekanin dhe prodekanin e Fakultetit të Edukimit nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Asoc. Dr. Blerim Saqipi dhe Prof. Asoc. Dr. Kastriot Buza.
Qëllimi i takimit ishte informimi lidhur me të arriturat, sfidat, dhe përmbyllja e projektit QATEK në të cilën është pjesë e konsorciumit edhe UFAGJ. Poashtu u biseduar edhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmën ndërmjet Fakultetit të Edukimit në UFAGJ dhe Fakultetit të Edukimit në UP në rrjetet ndërkombëtare në fushën e Edukimit.
Rektori Bunjaku, falënderoi Dekanin Prof. Saqipi dhe prodekanin Prof. Buza për vizitën e tyre dhe së bashku me Dekanin Prof. Hoxha shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në kuadër të projekteve hulutuese dhe në anëtarësimin e Kosovës në Asociacionin Europian të Hulumtimit në Edukimi.