
Ftesë për pjesëmarrje në prezantimin e rezultateve të hulumtimit
Universiteti "Fehmi Agani" me kënaqësi ju fton të merrni pjesë në një ngjarje të veçantë, të prezantimit te rezultateve shkencore nga stafi akademik i UFAGJ.
Prof. Dr. Lulzim Zeneli, autoritet i njohur në fushën e shkences do të prezantojë rezultatet e hulumtimit nga fusha e Eko-toksikologjise dhe mbrojtjes së mjedisit.
Ngjarja mbahet në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, me datë 07 mars 2024 ,ora 10:30 - 12:00.
Ju inkurajojmë të bashkoheni në këtë ngjarje të rëndësishme për të ndarë njohuritë dhe për të diskutuar mbi gjetjet shkencore të fundit.