Zhvillohet punëtori në kuadër të projektit ResearchCult

Zhvillohet punëtori në kuadër të projektit ResearchCult

Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu dhe Kordinatori institucional për projektin ResearchCult z. Denis Spahija, po marrin pjesë në punëtorinë, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sapinezas në Romë të Italisë, më datat 28-29 dhjetor 2022.

Në këtë punëtori u diskutuan dhe prezentuan situata rreth draftimit të Udhëzuesit për Hulumtim Shkencor, po ashtu edhe të Kodit Etik për Hulumtim. Në këtë punëtori, po ashtu u diskutua edhe për procesin e menaxhimit dhe raportimit të projektit ResearchCult.

Duhet të shtojmë se nga projekti Erasmus+ ResearchCult, përfitim kemi qasjen në EBSCO dhe në softverin antiplagjiaturë, i cili shfrytëzohet në UFAGJ.

Projekti ResearchCult koordinohet nga Kolegji IBCM. Më shumë informata rreth këtij projekti gjeni në linkun: https://uni-gjk.org/al/lajme/878/researchcult

 

Fotot e lajmit

tp-bottom