Kërkesë për Angazhim të Studentëve

Kërkesë për Angazhim të Studentëve

“Let’s Do it Peja”  në vazhdimësi të projektit “Të Bashkuar për Ajër të Pastër” i cili financohet nga Zyra për Bashkëpunim Evropian në Kosovë dhe ko-financohet nga Komuna e Pejës dhe Gjakovës, kërkojnë angazhimin e 10 studentëve.

Këtyre 10 studentëve do të ju ofrohet trajnim ndërsa 2 prej tyre do të përzgjidhen për të bërë monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Kërkohen studentë Fakultetit të Mjekësisë, drejtimi Shëndeti Publik apo studentë të master  Menaxhimit Shëndetësorë.

Studentët e përzgjedhur për tu angazhuar do të kompensohen me një shumë simbolike monetare për person (të kalkuluar bruto, bruto).

Angazhimi i studentëve do t’i ndihmoj ata për të fituar përvojë në zhvillimin e hulumtimeve rreth cilësisë së ajrit dhe menaxhimin e të dhënave.

Të dhëna për projektin: Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të monitoroj cilësinë e ajrit në hapësirat publike dhe të mbështesë angazhimin afatgjatë në reformat e sektorit publik për menaxhim të cilësisë së ajrit.  

Për më shumë informacione: Kërkesa

Aplikimin mund ta bëni këtu.

 

 

 

tp-bottom