Shpërndahen certifikata për pjesëmarrje në trajnime për stafin të Universitetit

Shpërndahen certifikata për pjesëmarrje në trajnime për stafin të Universitetit

Sot me 13 maj u mbajt ceremoni e shpërndarjes së certifikatave për stafin akademik dhe administrativ për ndjekjen e trajnimeve të ndryshme të organizuara nga Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie në kuadër të Universitetit dhe të mbështetura nga HERAS +.

Prezent në takim ishin edhe përfaqësuesi i HERAS + z. Nehat Dervishi – Koordinator Tematik i Arsimit të Lartë,  i cili shprehu falënderim për ftesën për këtë ceremoni dhe shprehu që Universiteti “Fehmi Agani” ka një vizion të qartë dhe me përkushtim për punë në të cilat rezultatet nuk mungojnë.

Udhëheqësja e Qendrës znj. Drita Kadrija shprehu se qëndrueshmëria dhe stabiliteti i Qendrës është edhe rezultati i mbështetjes së menaxhmentit të Universitetit.

Me pas ceremonia vazhdoj me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit  ku temat e ndjekura kanë qenë:

  • “Lidershipi dhe zhvillimi i ekipit;
  • “Hulumtimet dhe publikimet shkencore”
  • “Metodat e avancuara të mësimdhënies”
  • “Finalizimi i modulit të mësimdhënies”.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom