Përfundon java e aktiviteteve të SUSWELL

Përfundon java e aktiviteteve të SUSWELL

Nga data 06 deri me 11 mars në kuadër të projektit “SUSWELL”, projekt ky për ngritje të kapaciteteve dhe i financuar nga Komisioni Evropiane nëpërmjet programit të Erasmus+, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u zhvilluan aktivitete nga stafi i UFAGJ-së dhe musafirëve Prof. Dr. Patrícia Paquete dhe Prof. Dr. Inês Tello Rodrigues nga Universiteti “ESSA” në Portugali.

Aktivitetet filluan të hënën me 07 mars dhe vazhduan deri më 10 mars 2022.

Në ditën e parë, ato u priten nga menaxhmenti i lartë të kryesuar nga Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, u vazhdua me takime në Departamentin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar duke e përfunduar ditën në takim me Menaxhmentin e Fakultetit të Mjekësisë.

Në ditën e dytë u zhvilluan dy takime në Prishtinë, i pari me “DOWN SINDROM KOSOVA” si dhe me “ODËN E FIZIOTERAPEUTËVE TË KOSOVËS” ku u bisedua për iden e qendrës së Gjakovës në projektin SUSWELL, për atë se çfarë pritet të bëhët dhe se ku mund të kemi bashkëpunime eventuale me këto dy Qendra. Mbremja u vazhdua në qytetin historik të Prizrenit ku edhe musafirët u mahnitën me historinë, kulturën dhe harmoninë fetare e cila mbizotron në Kosovë e në Prizren shumë lehtë vërehet.

Në ditën e tretë takimet e Prof. Dr. Patrícia Paquete dhe Prof. Dr. Inês Tello Rodrigues nga Universiteti “ESSA” në Portugali u zhvilluan në ambientet e partnerit lokal “MEDIKA KOSOVA” ku u njoftuan me aktivitet e shoqatës, takuan drejtpërdrejtë individë të prekur dhe bashkarisht u anilizuan mundësistë për mbështetje të këtyre grupeve nëpërmjet këtoj projekti por edhe në trajnimin e individëve që në aspect afatgjatë të mbështeten këto grupe të të mbijetuarish të luftës në Kosovë.

Dita e katërt u zhvillua në Fakultetin e Mjekësisë në Gjakovë ku përveq grupeve punuese nga stafi i UGJFA, “ESSA” dhe “MEDIKA KOSOVA” edhe studentët ishin pjesë përbërëse e kësaj punëtorie.

Mund të themi se bazat e qendrës së Gjakovës në kuadër të projektit “SUSWELL” tashme janë vendosur dhe do punohet tutje në dy vitet e ardhëshme në implementimin e këtij projekti.

Më datën 11 Mars 2022 dhe musafirët nga  Universiteti “ESSA” në Portugali, Prof. Dr. Patrícia Paquete dhe Prof. Dr. Inês Tello Rodrigues udhëtuan për në Lisbon me përshtypje positive dhe me idenë për thellim të bashkëpunimit në mes dy institucioneve tona edhe jashtë priojektit “SUSWELL”

Fotot e lajmit

tp-bottom