Projekti “SUSWELL” sjell profesorët e Universitetit “ESSA” në Gjakovë

Projekti “SUSWELL” sjell profesorët e Universitetit “ESSA” në Gjakovë

Nga data 07 deri me 10 mars në kuadër të projektit “SUSWELL”, projekt ky për ngritje të kapaciteteve dhe i financuar nga Komisioni Evropiane nëpërmjet programit të Erasmus+, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë do qëndrojnë Prof. Dr. Patrícia Paquete dhe Prof. Dr. Inês Tello Rodrigues nga Universiteti “ESSA” në Portugali.

Ata sot u priten nga menaxhmenti i lartë të kryesuar nga Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani. Gjatë këtij takimi atyre ju prezentua universiteti, programet dhe kapacitetet, por njëkohësisht edhe nevojat të cilat UFAGJ ka në mënyrë që të vazhdohet me ngritjen e kapaciteteve dhe programeve të reja. Musafirët prezentuan ekpertizën e tyre por edhe fushat se ku mund të japin kontributin e tyre edhe jasht projektit SUSWELL. Në këtë takim morrën pjesë edhe partnerët lokal nga “Medika Kosova” znj, Veprore Shehu dhe znjsh. Lyra Vula, Prorektorja për Sigurim të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Laura Naka, Prorektorja për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj, Prodekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri dhe shefi i programit të fizioterapisë Ass. Arben Boshnjaku.

Pastaj kordinatori i projekti në nivel institucional, njëherësh drejtues i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte z. Denis Spahija së bashku me zyrtarën për Zhvillim të Karrierës znj. Freskina Mula prezentuan projektet, aktivitetet në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mundësitë që ju ofrohen studentëve nga UFAGJ.

Pas dreke Prof. Dr. Patrícia Paquete dhe Prof. Dr. Inês Tello Rodrigues edhe pse gjatë gjithë ditës dhe takimeve ishin të shoqëruar nga Prodekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri dhe shefi i programit të fizioterapisë Ass. Arben Boshnjaku u pritën në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë ku nga afër ishte mundësia që të njfen me punën dhe kapacitetet e UFAGJ-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom