Prof. asoc. dr. Antigona Ukëhaxhaj zgjedhet dekane në Fakultetin e Mjekësisë

Prof. asoc. dr. Antigona Ukëhaxhaj zgjedhet dekane në Fakultetin e Mjekësisë

Senati i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 24 dhjetor 2021 (e premte), në mbledhje miratoi propozimin për zgjedhjen në pozitën e dekanes së Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. asoc. dr. Antigona Ukëhaxhaj.

Përzgjedhja e profesoreshës Antigona Ukëhaxhaj u vlerësua të jetë hap i duhur në vazhdën e zhvillimit të menaxhmentit dhe resurseve të personelit në Fakultetin e Mjekësisë të UFAGj-së.

Prof. asoc. dr. Antigona Ukëhaxhaj sjellë një bagazh me përvojë të pasur pune në fushën e shëndetit publik dhe ngritjes institucionale.

tp-bottom