Universiteti i Gjakovës zhvillon punëtori për hulumtime dhe publikime i mbështetur nga HERAS+
Qendra Didaktike për Përsosëshmëri në Mësidhënje me datat 26-27 Nëntor 2021 po zhvillon punëtorinë për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore me mbështetjene HERAS + (Projekti Plus i Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Shkencës së Aplikuar).
Temat e trajtuara nga eksperti i angazhuar, Prof. Dr. Blerim Rexha ishin:
- Analiza dhe hulumtimi i platformës për publikim shkencor;
- Formulimi i problemit shkencor;
- Analiza e literaturës;
- Shkrimi i hipotezave;
- Dizajni i pjesës së përgjithshme;
- Mbledhja e të dhënave;
- Analiza dhe interpretimi i të dhënave;
- Shkrimi i punimit;
- Shpërndarja e rezultateve.
Punëtoria është pjesë e mbështetjes së ofruar për Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë bazuar në fondin konkurrues për zhvillimin strategjik të universiteteve publike, gjegjësisht fondet e dedikuara. Punëtoria u zhvillua në bashkëpunim me Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë.
HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim e bashkëfinancuar nga MESTI dhe zbatuar nga WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation - ZSI dhe OeAD