Përfaqësuesit e ORCA-s vizitojnë Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Përfaqësuesit e ORCA-s vizitojnë Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit e studentëve, ka pritur për vizitë përfaqësuesit e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), z. Gramos Buçinca dhe z. Dibran Hoxha.

Fokus kryesor i takimit ishte diskutimi për fushatën #NdajeDijen, që ka për qëllim pasurimin me tituj të librave në bibliotekën e studentëve në “Këndin e leximit” të Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, i mbështetur nga ORCA.

Rektori Nimani i përgëzoi për iniciativën dhe shprehu gatishmëri t’iu ofroi mbështetjen e nevojshme për ta përfunduar këtë projekt, i cili është në dobi të studentëve. Në anën tjetër, përfaqësuesit e ORCA-s shprehën vlerësime pozitive për punën dhe përkushtimin e menaxhmentit dhe përfaqësuesve studentorë të UFAGJ-së, në lidhje me fushatën #NdajeDijen.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom