Mbahet takimi me CoP Gjakova në kuadër të projektit SUSWELL
Më 25 qershor 2021, përfaqësuesit e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe përfaqësuesit e Medica Kosova, morën pjesë në takimin virtual në kuadër të Projektit SUSWELL, i organizuar nga CoP Gjakova.
Takimi kishte për qëllim njohjen e palëve të interesit për së afërmi, që u prezentuan nga partneri në projekt Medica Kosova. Palët e interesit ose përfituesit në projekt shfaqën përvojat e tyre nga profesionet, si: fizioterapia, psikologjia, mjekësia familjare por edhe të fushave tjera, si: gazetari, juridik, etj.. Në takimin virtual shpjeguan edhe kohëzgjatjen e tyre të pjesëmarrjes në Medica Kosova, duke shfaqur përfitimet e tyre fizike dhe psikike nga aktivitetet e realizuara në institucionin e lartëpërmendur, elemente këto që do të ndihmojnë në ngitjen e kapaciteteve dhe përmes Metodës së Digjitalizimit të shëndëtit mendor rritet edhe niveli i vetëdijesimit të pacientit.
Përfaqësues në këtë takim nga stafi akademik i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë ishin, prorektorja prof. ass. dr. Laura Naka, ass. Arta Dalipi, prof. asoc. dr. Dardan Koçinaj, ass. Arben Boshnjaku, ass. Vesa Rraci dhe nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, z. Denis Spahija me bashkëpunëtoren, znj. Rolanda Mula.