Takohet Këshilli Qendror për Sigurim të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani”
Të mërkuren, Këshilli Qendror për Sigurim të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përbërë nga Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, kryetare, Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha, Prof. Ass. Dr. Laura Naka, Prof. Ass. Dr. Dardan Koçinaj, z. Daut Islami dhe z. Abedin Sadrija u takuan për të diskutuar rreth zhvillimeve të sigurimit të cilësisë në universitet.
Në këtë takim u shqyrtuan rekomandimet e raporteve nga njësitë akademike, aprovimi i raportit përmbledhës i vlerësimit të stafit akademik, përcaktimi i fokus grupeve me studentë, ri-shqyrtimi dhe aprovimi i pyetësorit për studentë, dhe pika të tjera.